Paralelisht me studentët e kryeqytetit, janë ngritur në protestë edhe ata të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Edhe ata si studentët e Tiranës, kërkojnë heqjen e tarifës të vendosur në maj të vitit 2018 nga Këshilli i Ministrave.
BW raporton se studentët në Elbasan paralajmërojnë edhe bojkotim të mësimit deri në pezullim të vendimit.