Skandali me "Unazën e Re", projekt sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

E mërkurë, 05 December 2018 22:35

Nga Xhensila Demollaj

Vetë banorët akuzojnë se projekti është devijuar qëllimisht për të mbrojtur pronën e një biznesi, e cili tashmë ka rrethuar sipërfaqen që pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.

"Lana ka rrugën e vet, shtratin e vet, hapësirën e vet. Se ne po të dalim nga këtu, nga pallatet e deri këtu, është lënë hapësira e Lanës".

" Është bërë një propjekt, ashtu siç është bërë dhe projekti i Unazës së Re, i cili nuk shkon në rrjedhën ku është sot dhe në vendin bosh. Nga pallati përballë është mbi 100 metër dhe toka është e pazënë. Për çudi ky projekt është futur në mes të lagjes sonë.

Në korrik, në zonë është bërë dhe një anketim që evidenton banorët. Por për Ora News ata shprehen se nuk u është bërë e qartë se pse u kërkohen të dhënat, madje as për vazhdimin e projektit.

"Zyrtarisht nuk na ka njoftuar askush, por në muajin korrik kanë ardhur punonjësit e bashkisë të njësisë numër 6 në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe kanë plotësuar një formular. Ne na thanë se është për gjendjen ekonomike të lagjes, nuk na e thanë ashtu siç ishte".
" Zyrtarisht jo nuk bëjnë këta, të hanë pas shpine".

" Nuk na kanë thënë as se do të prishet, as se nuk do të prishet. Kanë ardhur dhe kanë regjistrimin ata të bashkisë".

Në panik, banorët shprehen se ajo se çfarë po ndodh është e padrejtë.

" Nuk e shohim të arsyeshme që të na shembin shtëpitë. Kur të hiqet Lana prej këtu dhe të futet mes përmes shtëpive, është çmenduri".
ARRSH dhe Bashkia e Tiranës mbajnë të fshehtë dhe nuk e japin projektin, duke ja kaluar topin njëra-tjetrës.

"Nuk ka transparencë dhe kur nuk ka transparencë ka diçka mbrapa".

Ora News mëson se krahu i banesave pranë Lanës do të jenë ato që do të shemben.

Projekti për rehabilitimin e lumit parashikon spostimin e shtratit nga zona ku kalon aktualisht tek shtëpitë e banorëve, siç duket dhe nga pamjet në video të filmuara nga Ora News.

lana-dokument-banoret.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 22:40

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...