Skandali/ Rama apeloi milionerët për shitjen e jahteve, tani voton heqjen eTVSH për importin e tyre

E Enjte, 14 May 2020 16:23

Në fillim u duk si një shaka, por sot Parlamenti po voton një ligji që i përjashton nga TVSH-ja milionerët shqiptarë që do të shpenzojnë para për të blerë jahte.

Kur ky lajm u denoncua në media pak ditë më patë nga ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjithkush e mori si një gafë, si një projektligj të futur gabimisht dhe të përgatitur që nga koha e ‘artë’ kur Rama shpërndante dhurata për oligarkët.

Hipoteza se ishte një gabim përforcohej edhe nga vetë deklaratat e kryeministrit i cili në ‘Open’ tek Eni Vasili, përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani puntorët”, iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit.

Ndërsa sot gjithçka u bë realitet. Parlamenti e ka furur per miratim propozimin e Ramës për heqjen e TVSH për jahtet ndërkohë që ajo nuk është pranuar të hiqet për bizneset në vështirësi.

Deputetja Tabaku do të shprehej: “Në një kohë kur bizneset ndjejnë shtrëngimin e darës së krizës qeveria vazhdon të mendojë për të njëjtët njerëz. I vendosur në drejtimin dhe frymëzuar nga klubi i ortakëve Oligarkë me të cilët ndan çdo pasuri publike dhe private, Rama do ta kalojë këtë projektligj në atë që quhet parlament por që është një noter.

Për çdo fillim viti nga 2014 e këndej shqiptarët kanë paguar taksat e rritura disa fish. Bizneset kanë paguar tarifa ekstra, punëtorët kanë marrë më pak të ardhura në xhepat e tyre. Në shtatë vjet qeveria i ka harxhuar taksat në sheshe të vdekura dhe në PPP, sot kur shqiptarët presin ndihmën e qeverisë ajo vendos t’i lehtësojë jetën 12 oligarkëve duke varfëruar më tej 3 milionë shqiptarë”. /Lapsi.al



 

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...