Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur vlerësimin e tij për kapitenin legjendat të kombëtares shqiptare. Sipas Presidentit Meta Cana është një frymëzim i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë.
“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar "Loriku" është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.
I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.
Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.”. shkruan Presidenti Meta.