Pas Tiranës dhe Elbasanit, edhe studentët e Korçës janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm. Qindra studentë protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura. Studentët kanë bojkotuar mësimin, ndërsa nuk dihet sa do të vazhdojë protesta e tyre.
'Anulo vendimin', është thirrja që dëgjohet nga studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë.
Për ditën e sotme janë paralajmëruar protesta nga studentët e të gjithë universiteteve si në kryeqytet ashtu edhe nëpër rrethe.