Studentët e Universiteteve Publike protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Studentët kanë bojkotuar mësimin, ndërsa marshuar me mijwra 30 për t’u grumbulluar para Ministrisë së Arsimit në kryeqytet. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë. Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.