Po ndodh/ Ndizet Tirana, studentët rrethojnë Nikollën, kërkojnë kapitullim pa kushte (LIVE)

E Enjte, 06 December 2018 10:14

Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, janë mbledhur sot në ditën e tretë të protestës së tyre para Ministrisës  së Arsimit, ku kërkojnë: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit u mbushën me studentë të cilët të vetorganizuar nga të gjithë fakultetet janë grumbulluar dhe po marshuan drejt ministrisë së Arsimit, ku dhe u takuan. Në bojkot sot janë: Studentet e Juridikut, Ekonomikut, fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe UBT.

Marshimi nga të gjitha fakultetet nisi në orën 9:30, për t’u grumbulluar në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit, ashtu siç ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme.Studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që po mblodhën në Spitallë, ndërsa do të protestojnë po ashtu dhe studentët e Universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës , dhe Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmarrë konkretisht, për të anulluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të mbartura.

Qeverisë i kërkojnë:

1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:

3. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...