Aleksandri i Madh, njeriu legjendë, prejardhja e tij epirore, dëshmitë dhe faktet!

Saturday, 08 December 2018 09:40

Nga Halil Teodori

Aleksandri i Madh është një nga personalitetet më të rëndësishme të asaj që do të quhej periudha helenistike. Historia, historianë dhe dijetarë të shumtë e kanë trajtuar gjerësisht këtë personazh, periudhën e tij historike dhe rrjedhojat që shoqëruan botën nën sundimin e tij.
Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Nëna e Aleksandrit, Olimpisë, ishte e bija e Neoptolemus I, mbretit të Molosëve, një fisi të lashtë në Epir.
***
I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.
Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra.
Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.
Për këtë figurë të rëndësishme kanë folur dijetarë të shquar.
Dijetari i lashtësisë, Straboni 63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:
“Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.
Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet:
“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.
Lou Giaffo, shkruan: “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.”
Mary Edith Durham, shkruan:
“Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”
Henry Fanshawe Tozer, shkruan:
“Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...”
George Gordon N. Byron, pohon se:
Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri.
Wadham Peacock, shkruan:
“Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë.
Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.”
George Fred Williams, shkruan:
“Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.”
Fletcher Pratt, shkruan:
“...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.”
Rebeca West, shkruan:
“Aleksandri i Madh kishte princeshë ilire për gjyshe e për nënë dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.”
Lewis Vance Cummings, shkruan:
“Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.”
Konrad Bercovici, shkruan:
“Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.”
George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, shkruajnë:
“Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar (të pa zbuluar, të pashpallur). Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare. Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqipëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjashtim të një Ilirie të pjesëshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek. XVIII nga Ali Pashë Tepelena, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit”.
Ky është Aleksandri i Madh, ajo figurë që la gjurmë të thella në histori, ai që ndërtoi një imazh kulmor në rrjedhojën e antikitetit.
***
E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Po keshtu perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.
Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi stabilizoi sundimin në Maqedoni , Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.
Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.
Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.
E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejtsia ishte me e madhe nga ç’e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç’humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.
Në 15 vite pushtim Aleksandri nuk humbi kurrë një betejë. Taktikat dhe strategjitë ushtarake të Aleksandrit të Madh janë ende të studiuara në akademitë e sotme ushtarake. Që nga fitorja e tij në moshën 18-vjeçare, Aleksandri fitoi reputacionin e të udhëhequrit të burrave të tij me një shpejtësi impresive. Pasi siguroi mbretërinë e tij në Yliri, në vitin 334, Aleksandri kaloi në Azi, ku shënoi një seri fitoresh përballë persianëve.
Kur Aleksandri takoi Roksanën, ishte dashuri me shikim të parë. Pas pushtimit spektakolar të vendit të quajtur Sogidan në vitin 327 para Krishtit, një fortesë e pathyeshme malore, 28-vjeçari Aleksandri po survejonte robërit e tij, kur i tërhoqi vëmendjen Roksana, një vajzë adoleshente. Më vonë, ai organizoi ceremoninë tradicionale dasmore, dhe pak muaj pas vdekjes së Aleksandrit, Roksansa solli në jetë djalin e tyre Aleksandri IV.
Shkaqet e vdekjes së Aleksandrit mbeten një nga misteret më të mëdha të botës antike. Në vitin 323 , Aleksandri i Madh u sëmur pas një gote me verë që piu gjatë një feste. Du javë më vonë, udhëheqësi 32 vjeçar vdiq. Duke qenë se babai i Aleksandrit u vra nga truproja i vet, dyshimet u ngritën nga ata që e rrethonin Aleksandrin për gjeneralin Antipater dhe djalin e tij Cassander, i cili më vonë vrau gruan dhe djalin e Aleksandrit. Disa biografë kanë spekuluar se Aristoteli, që kishte lidhje me familjen Antipater, mund të jetë përfshirë. Ndërsa në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekulluar se malaria dhe infeksioni në mushkëri mund të kenë bërë që Aleksandri të humbte jetën.
Sipas egjiptologut viktorian Vallis Budge, eshtrat e Aleksandrit janë vendosur në mjaltë për të shmangur prishjen. Një ose dy vite pas vdekjes së Aleksandrit, trupi i tij u kthye në Maqedoni dhe më pas u dërgua në Egjipt nga Ptolemeu I, një nga ish-gjeneralët e tij. Meqë kishte në dorë trupin e Aleksandrit, Ptolemeu kishte si qëllim të shihej si pasardhësi i perandorisë së tij.

halil.jpg

 

Modifikuar më Saturday, 08 December 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...