Protesta e studentëve vazhdon në ditën e saj të 4-tët.
Edhe pse ka pasur përplasje brenda organizatorëve, sërish ajo ka vazhduar.
Shumë prej drejtuesve të kësaj proteste duket se janë të infiltruar nga Erion Veliaj dhe FRESH-i.
Për këtë gjë ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Sipas tij, me grevëthyes nuk ja kanë dalë as në 1990 e jo më sot.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Ka vetëm një zgjidhje për studentët:
Arsim FALAS!
Tani, pa vonesë!
Me grevëthyes nuk ja dolën as komunistët e ‘90