E nxorrën nga Kënga Magjike pse iu bashkua protestës, Aliaj: Shkelm b*thëve...

Saturday, 08 December 2018 16:34

Artisti Robert Aliaj është bërë pjesë e protestës së studentëve ditën e djeshme, ku i përshëndeti për nismën dhe tha se kishin të gjithë mbështetjen e tij në këtë ngritje. Siç e dimë ai ka konkurruar në Këngën Magjike me këngën ‘Ah ku më hodhi zoti’, por ka bërë me dije se nuk ka kaluar në finalen e madhe që pritet të zhvillohet sonte.

Në një prononcim për Panorama plus ai është shprehur se: “Kënga është krejtësisht protestë, është këngë barrikadash, proteston realitetin kaotik të politikës. Mosvotimi i këngës sime me titull “Ah, ku më hodhi Zoti” është dëshmi e qartë se si politika ka indoktrinuar edhe artistët.

Ata nuk donin të më shihnin në finale, pasi nuk donin të shihnin të triumfonte mesazhi i fortë që jap me këtë këngë. E si përfundim, duket qartë se si triumfoi armata e tallavasë shqiptare në muzikë, si triumfoi sistemi i kanibalizmit politik që është shtrirë kudo” -është shprehur Roberti.

E megjithatë kënga e tij është duartrokitur pafund nga publiku pasi përmbante një mesazh shumë të fortë pasi teksti ishte i bazuar në poezinë e Fan. S. Nolit, ‘Anës lumenjve’.

Në statusin e tij publik, ai shkruante konkretisht: “Këngë barrikadash-jo kompromisesh. Kjo është kënga që e këndon kushdo në heshtjen e tij të terrorizuar nga realiteti. Nëse do të ndryshosh këtë realitet të padëshirueshëm, ndërto një model të ri që e bën modelin ekzistues të vjetëruar.

Nuk vlen të krijosh një vepër arti të pëlqyeshme estetikisht… Unë dua t’u jap një shkelm bythëve, ti vë zjarrin indiferencës së njerëzve, për t’i bërë ata të tremben nga vetëkënaqësia e tyre në boshllëk”- deklaronte ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...