Studentët e Shkodrës dhe të Gjirokastrës i bashkohen protestës

Diel, 09 December 2018 10:29

Studentët vijojnë për të disatën ditë me radhë protestën e tyre, duke kërkuar ulje tarifash dhe përmirësim të kushteve. Ata janë nisur në marshim-protestë nga fakultetet e tyre për të kulmuar para ministrisë së Arsimit. Me thirrjet "Shkolla është e jona, jo biznes privat, Lindita Nikolla dil në bulevard", ata kanë vijuar thirrjet në kor. Por deri më tani ata kanë përjashtuar çdo negociatë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të bëra publike prej ditësh. Po ashtu ata nuk kanë pranuar asnjë përfaqësues të partive politike, duke thënë se kauza është vetëm e tyre.

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë. Tashmë studentët e kryeqytetit kanë kërkuar që studentët nga rrethet e tjera të bashkohen në Tiranë dhe kështu studentët e Shkodrës i janë përgjigjur pozitivisht duke u nisur që në orët e mëngjesit.  Studentët e universitetit të Shkodrës shprehen se nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne ose të marte për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin kanë 5 ditë rresht që protestojnë për uljen e tarifave, studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, kanë vendosur sot që ti bashkohen protestës.

“Ne nuk kemi asnjë kusht në shkollë. Nuk kemi kushte as për të bërë pankarta. Duam që zëri ynë që të dëgjohet. Do vazhdojmë të protestojmë dhe në ditët në vijim.”- shprehet një studente.

Studëntët e Gjirokastrës po marshojnë në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve  në auditore dhe konvikte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat e studentëve:

-Përgjysmim i tarifës së studimit.

-Rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

-Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

-Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 12:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...