Autoritetet shqiptare arrestuan të shtunën në Sarandë një efektiv të policisë greke, i cili do të shkonte në fshatin Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në përkujtimin për Kostandino Kaçifas, që u vra duke qëlluar policinë.
Efektivit të policisë greke, Marios Gogolos 35 vjeç iu gjet një armë pa leje me 6 fishekë. Sipas burimeve të tvklan.al, polici grek nuk e kishte armën e shërbimit pistoletën që iu sekuestrua. Gjithashtu, këtë armën nuk e kishte deklaruar as në pikën e kalimit kufitar mes dy vendeve.
Punonjësi i policisë greke të Igumenicës u ndalua në aksin Sarandë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”. Në makinë ai udhëtonte së bashku me deputetin grek Vasili Giogiaka.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se do të shoqëronte në Bularat deputetin grek, dhe për këtë arsye kishte marrë armën e dytë, jo atë të shërbimit. Pritet që të efektivi i policisë greke të dalë përpara Gjykatës së Sarandës për masë sigurie. Ndërsa deputeti Giogiaka u la i lirë dhe ndaj tij nuk pati asnjë masë nga ana e autoriteteve shqiptar