Robert Aliaj në krye të protestës duke kënduar: Ku e lam' e ku na mbeti, këtu vdes për bukë mileti!

Diel, 09 December 2018 14:06

Artisti i njohur Robert Aliaj po i prin në këto momente protestës së studentëve me këngën e tij të fundit, tashmë, një mesazh i fuqishëm proteste. Studentët janë duke përsëritur njëzëri, vargjet e këngës “Ah, ku më hodhi Zoti”, që vetë artisti e ka konsideruar "këngë barrikadash, jo kompromisesh".

Ah ku me hodhi zoti, syrgjysonur e katosur
Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE- së,
Ku e lam' e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,
Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,
Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.
Ah ku me hodhi zoti

Se ç'e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,
Se ç'e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë,
Me reforma, me hashash Me drejtësi deledash,

Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit...
Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur,

As i gjall as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë,
Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri,

Ku kupton, qe je njeri, Ah ku me hodhi zoti.
Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,
Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere
Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,
Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota
Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal' e më bën trim,
Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,
pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Prane Lumbardhit larg prej dhunës
Ah ku me hodhi zoti.
Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,
brohoras me bes' e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes...
Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

Mes Brukselit ziliqar

O sa mire me ken shqiptar

Muzika: Adi Hila
Teksti: Petrit Ruka

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 14:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...