E rëndë në Vlorë/ Babai u hedh benzinë fëmijëve të mitur për t’i djegur

Diel, 09 December 2018 14:29

Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë në Vlorë. Fatmirësisht ka ndërhyrë policia, duke arritur t’i shpëtojë ata në kohë.

Gjithçka ka ndodhur kur Zigur Lleshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç, duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten.

Vëllai i tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë. 40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit, ku gjendej edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Pasi ka thirrur në emër bashkëshorten dhe kjo e fundit doli në ballkon, ai ka nxjerrë bidonin 1.5 litërsh me benzinë dhe është spërkatur bashkë me të dy fëmijët.

Policia, e cila ishte njoftuar më parë, i bëri thirrje të mos e kryente veprimin e gabuar pasi po rrezikonte fëmijët, por ai nxori çakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë atë, ai është kapur prej efektivëve.

Babai është transportuar më tej për në polici, së bashku me fëmijët. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe nëna e 40-vjeçarit, e cila i kërkoi të merrte fëmijët, ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...