Neokomunistët në protestë, Edmond Spaho: Të gjithë qelbësirat bashkohen për të shpëtuar Ramën

Diel, 09 December 2018 14:33

Deputeti I Partisë Demokratike dhe kreu i grupit të PD Edmond Spaho ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas nisjes së protestave te studentëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar ata që po mundohen të shkatërrojnë protesten Spaho shkruan se ” Jo zotërinj, ju doni të shpëtoni maxhorancën dhe Edi Ramën dhe ngrini zërin kundër Opozitës. Protesta është politike në thelbin e saj sepse ngrihet kundër një qeverie që zbaton politika antipopullore.

Ja postimi i plotë i tij në fecbook:

Te bashkohen te gjithe qelbesirat per te shpetuar Edi Ramen!

Friken qelbesirat e kane nga studentet, qytetaret dhe Opozita. Vec Opozites pjesa tjeter e politikes eshte maxhoranca ndaj te ciles studentet jane ngritur ne revolte dhe ska si te jete pjese e revoltes.

Maxhoranca dhe Opozita nuk jane njelloj por jane dy lloje. Maxhoranca kanabizoi vendin, kriminalizoi politiken, vjedh dhe po rrenon ekonomine duke ja falur ate klienteles dhe oligarkeve, favorizon arsimin privat ndaj atij publik, po largon masivisht shqiptaret nga vendi, e ka cuar borxhin publik ne 80% dhe nuk ka ndertuar nje rruge, eshte rrenuar administrata publike, jane rritur taksat pafund, jane kapur mediat, refuzojne vetingun e politikaneve per te ruajtur perandorine e krimit ne shtet dhe qeverisje.

Opozita denoncoi kriminalizimin e Kuvendit, pushtetit vendor dhe administrates publike, denoncoi kanabizimin e Shqiperise, kundershtoi ligjin per arsimin e larte dhe rritjen e pagesave per studentet, kerkon uljen e taksave qe te gjallerohet ekonomia, kundershton PPP te cilat po rrenojne financat e shtetit ne favor te oligarkeve, kerkon vetingun e politikaneve per te ndare njehere e mire politiken nga krimi, kerkon te kemi Gjykate Kushtetuese dhe Prokurori te pavarur nga qeveria per te luftuar krimin dhe korrupsionin. Ku jane ngjashmerite ketu per ti futur ne nje thes si opoziten edhe maxhorancen?

Jo zoterinj, ju doni te shpetoni maxhorancen dhe Edi Ramen dhe ngrini zerin kunder Opozites. Protesta eshte politike ne thelbin e saj sepse ngrihet kunder nje qeverie qe zbaton politika antipopullore. Opozita dhe kushdo qe mendon ndryshe nga qeveria kane te drejten legjitime te solidarizohen me levizjen studentore dhe ti bejne thirrje qytetareve te bashkohen me te.

Asnje levizje sado perparimtare te jete nuk do te kete suksesin qe presin njerezit ne se nuk do te udhehiqet nga mendimi politik per te realizuar ndryshimin, ne kete rast rrezimin e qeverise se kalbur te Edi Rames. Ata qe predikojne ndryshe jane te njejtat qelbesira te cilet dje e sollen Ramen ne pushtet dhe sot perpiqen ta shpetojne.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...