Kush ironizon protestën e studentëve, s’ka ditur kurrë ç’është llogaridhënia para qytetarëve!

Hënë, 10 December 2018 19:41

Nga Alfrida Marku - Dedgjonaj

Protesta e mijëra studentave nga e gjjthë Shqipëria, është konfirmimi i ëndrrës më të madhe të një populli me dinjitet: Po! Ne dimë të kërkojmë llogari për keqqeverisjen! Ne dimë të kërkojmë respektimin e të drejtave tona!!
Protesta e bijve të mijëra familjeve shqiptare, është reagimi më dinjitoz që shqiptarët bëjnë kundër qeverisjes së krimit, abuzimit e injorancës!!
Kërkesat e studentëve janë të qarta dhe drejta! Nuk ka vend për negocime apo dialog, pasi janë absolutisht të pa ndryshueshme.
Parlamenti e qeveria të proçedojnë me aktet ligjore e nënligjore për ti realizuar këto kërkesa-të drejta.
Kush ironizon protestën, nuk është as më pak e as më shumë se palë me krimin, abuzimin e injorancën!!
P.s: mos u trembni nga të rinjtë e FRPD ✌️✌️pasi protesta e studentëve e tejkalon dimensionin politik! Është reagimi më i bukur mbarëshqiptar prej dhjetorit 1990✌️

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 19:42
Login to post comments