Ironike dhe sarkastike, “memet” e studentëve janë kthyer në “himnin” e protestës

Hënë, 10 December 2018 20:33

Ironike, sarkastike, atdhetare, në shqip apo në anglisht “memet” e studentëve protestues janë kthyer në “himnin” e protestës të emërtuar “Dhjetori i Dytë”.

Pankartat ironizuese dhe krahasimet e studentëve po tejkalojnë çdo fantazi, ndërsa sot në një prej tyre kryeministrin Edi Rama dhe tentativat e tij për dialog krahasoheshin me krosimet e mesfushorit arbëresh të Interit, Antonio Kandreva, por edhe me ish-trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger.

“Dialogjet e tua janë si krosimet e Kandrevës”, i drejtoheshin studentët, shefit të qeverisë, pasi krosimet e italianit vërtet që lënë për të dëshiruar.

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 22:17
Login to post comments