Gjimnazet ‘Petro Ninit’, 'Qemal Stafës' dhe shkollës Profesionale bojkot mësimit, nisin protestat

Tuesday, 11 December 2018 08:48

Sot pritet që të mbahet dita e shtatë e protestës së studentëve, ndërsa është paralajmëruar se pjesëmarrja do të jetë më masivja e këtyre ditëve.

Protestës së studentëve pritet që ti bashkohen dhe nxënësit e gjimnazeve, si dhe studentët e Universiteteve të rretheve. Te gjimnazi Sami Frashëri dhe Petro Nini, ka nisur grumbullimi i nxënësve.

Po ashtu prej mëngjesit nga Elbasani dhe Korça janë nisur mjetet me studentë drejt Tiranës.

Në rrjetet sociale, studentët kanë publikuar edhe axhendën e plotë të tyre, ku spikat bllokimi i qarkullimit të automjeteve në të gjitha pikat kyçe në kryeqytet për një orë.

Për më shumë shihni axhentën e mëposhtme:

Edhe sot grumbullimi i studentëve do të nisë nga fakultetet, ndërsa më pas bashkimi I tyre do të jetë rreth orës 10 përpara ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Studentët i kanë lënë afat deri në prën katër kryeministrit Rama për të plotësuar në mënyrë të pakundërshtueshme 8 kërkesat e tyre që i kanë formuluar prej ditësh.

Kreu i qeverisë doli dje në një monolog të gjatë në rrjetet sociale, ku kërkoi që të takonte një përfaqeësi të studentëve, kërkesë kjo që u refuzua nga këta të fundit.

Studentët shprehen se me Ramën nuk mund të ketë dialog dhe negociata, po vetëm plotësim të kushteve.

Shikoni videot 

Login to post comments