Avokatja e Popullit: Shqiptarët t'i bashkohen rezistencës!

Tuesday, 11 December 2018 14:27

Avokati i Popullit organizoi të martën konferencën e vet vjetore, në 70 vjetorin e deklaratës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht 20 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë. Diskutimi për respektimin e të drejtave të njeriut nuk ka kaloi pa nëntekste lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit dhe kryesisht me protestën e studentëve.

Duke folur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe duke aluduar qartë për protestat, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, iu bëri një thirrje të fortë shqiptarëve që “t’i bashkohen rezistencës”. As Zëvendës kryeministrja, Senida Mesi, nuk iu shmang temës së protestave të studentëve. Në të njëjtën linjë me kryeministrin, ajo tha se zgjidhjet e problemeve duhen kërkuar nëpërmjet dialogut.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 10 dhjetor 1948. Ndonëse nuk ka karakter ligjor detyrues për vendet që e kanë firmosur, kjo deklaratë ishte historike sepse për herë të parë përcaktoi të drejtat njerëzore universale dhe ngelet një pikë referimi ende sot e kësaj dite.

Login to post comments