Rezistenca s'ndalet/ Studentëve i bashkohen dhe gjimnazistët, protesta me fletë të bardha

E mërkurë, 12 December 2018 09:31

Sot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Ora News do vijoje transmetimet live dhe ta ndjeke hap pas hapi protesten e studenteve ashtu siç ka bërë këto ditë

09:20: Ne proteste jane nisur dhe gjimnazistet e Harri Fulz, ndersa ka vijuar grumbullimi tek Fakulteti i Shkencave Sociale

Ora 09:01 Bashkohen gjimnazistet e "Partizanit"

 Gjimnazistët e "Partizanit" ishin tek Politekniku dhe më pas marshuan për të shkuar tek Ministria e Arsimit. Ndërkohë para kryeministrisë një grup i vogël studentësh që kanë kaluar natën aty, vijojnë të qëndrojnë aty.  

(Ne foto: Gjimnazistet e "Partizanit") 

Ora 08:43: Nis grumbullimi i studenteve

Gazetarët e Ora News informojnë se tek Fakulteti i Shkencave Sociale por dhe tek Inxhinieria kanë nisur të grumbullohen studentët. Edhe tek Mjekësia e Korpusi ka nisur grumbullimi i studentëve.  

Një pjesë e studentëve të Shkencave Sociale do shkojnë të protestojnë para kryeministrisë, pjesa tjetër në ministrinë e Arsimit. 

Protesta

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

Të martën skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Rama mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog, studentët nga ana tjetër refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

Ora News do të përcjellë edhe sot LIVE çdo zhvillim rreth protestës studentore

Ora 08:35 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat Sociale

Ora 08:04 Një grup i vogël studentësh kanë kaluar natën para Kryeministrisë

Ora 07:54 Nga Gjirokastra nuk do të nisen studentë drejt Tiranës. Protestën do ta zhvillojnë atje në orën 10:00.

 

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...