Edi Rama duket se nuk dorëzohet lehtë nga plani i tij për të krijuar idenë, se ai është në “bashkëbisedim” me studentë protestues. Pas ‘komedisë’ në Top Show me studentë të FRESSH dhe të punësuar në administratën shtetërore, edhe ditën e sotme ai po organizon një “spektakël” tjetër në Akademinë e Arteve.
Syri.net ka zbuluar audio-mesazhin, që po u shpërndahet me shpejtësi të gjithë socialistëve që janë njëkohësisht edhe studentë e pedagogë, për një takim “dialog” me kryeministrin, pasditen e sotme në orën 17.00 në sallën Black Box, në ambiente e Universitetit të Arteve.