Edi Rama po përpiqet të shpërndajë gabimet e qeverisë tek Rektorët dhe Dekanët e universiteteve. Pasi provoi me të gjitha mënyrat për të mbyllur protestën e studentëve, Rama nuk po gjen më zgjidhje tjetër vetëm për tu shndërruar edhe vetë në “student” dhe të fajësojë Dekanët, sikur është shumë i irrituar me problemet që vetë i ka krijuar.
Që në nisje të fjalës së tij ai i kritikoi ata që kanë thënë se nuk kishin dijeni për VKM-në e tarifave për provimet e mbartura. Pra problemi për Ramën nuk është VKM-ja por fakti që rektorët dhe dekanët nuk e kishin kuptuar ligjin.
Por situata e përkeqësuar në Universitete dhe jo vetëm, por në të gjithë arsimimin është rezultat i arrogancës, hajdutërisë dhe ndarjes së parave të mbledhura nga taksat mes miqve të Ramës.
Edi Rama po bën edhe një tjetër lojë të pështirë duke “nxitur” studentët që ti kërkojnë llogari dekanëve për tarifat e vendosura, edhe këto të përcaktuara nga tavani i lartë që qeveria u ka caktuar Universiteteve.