Rama sillet me dekanët dhe rektorët si me militantët e PS

E Enjte, 13 December 2018 18:31

Shfaqja e sotme e Edi Ramës në takimin me dekanët dhe rektorët ishte vazhdim i gjendjes së tij mendore të rënduar që i ka sjell protesta e studentëve.

Fjala e Ramës, kreut të organizatës Rilindje përballë drejtuesve të universiteteve, përballë profesorëve që mbajnë grada shkencore ishte skandaloze, e turpshme dhe e patolerueshme në atë çfarë ai artikulonte përballë tyre.
Kreu i ekzekutivit e kishte humbur toruan, dukej qartë pasi sillej me dekanët dhe rektorët si ti kishte militantë të organizatës Rilindje, sikur ata të ishin struktura të partisë të tij apo vartës administrate. Një sjellje e tillë është tejet e dënueshme edhe sikur kjo të ndodhte dhe me militantët partiakë. Rama sonte rrekej të shfajësohej sikur nuk e kishte ai fajin për katandisjen e universiteteve në këtë pikë të degraduar dhe se faji ishte i dekanëve dhe rektorëve!

Pasi çfarë nuk tha ndaj tyre kryeministri në detyrë zbrazi atë çfarë kishte për të iu thënë drejtuesve të universiteteve dhe nuk dëgjoi asnjë prej tyre të artikulonte ndaj tij nëse realisht do të kishte të tillë.

Kjo shfaqje e Ramës sonte, por dhe ajo gjatë këtyre ditëve nuk do ta shpëtojë nga llogaridhënia ndaj studentëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre.

Studentët janë mjaft të qartë në kërkesat e tyre dhe kërkojnë veçse realizimin e tyre. Sa i përket dekanëve dhe rektorëve duke qenë se nuk u lanë të flisnin, do të ishte mirë që ata të reagojnë nëse nuk kanë pjesën e tyre të fajit si dhe ruajnë integritetin e tyre profesional dhe moral në këtë histori si dhe nga sjellja teje skandaloze e kryeministrit si dhe kërcënimi që ai iu bëri!

Studentët janë të vendosur në qëndresën e tyre. Është qeveria ajo që duhet të iu zgjidh kërkesat e tyre ndaj dhe janë në rrugë prej 9 ditësh në pritje të reagimit zyrtarë të Ramës! Një gjë është e sigurt!. Studentët do të fitojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...