Burime nga vendngjarja bënë me dije se, fillimisht përplasja ka lindur nga një zjarr që kanë ndezur studentet për tu bërë ballë temperaturave të ftohta. Fillimisht, policia nuk ka lejuar që aty të silleshin dru, që sipas studentëve, do shërbenin për ti vendosur në zjarr. Megjithatë, qëllimin e arritën protestuesit. Ndërsa më tej, shtuan të njëjtat burime, efektivë të policisë u kanë thënë protestuesve të shpërndahen pasi protesta është e paligjshme. Disa protestues, ndërkaq, janë shprehur se do ta kalojnë natën para kryeministrisë, meqë kryeministri Edi Rama nuk ka miratuar ende 8 kërkesat. Panorama