Rama gënjen LIVE për procedimet, ja lista ku edhe profesori Tupe u dërgua në Prokurori

E Enjte, 13 December 2018 21:41

Studentët shqiptarë prej 9 ditësh protestojnë për të drejtat e tyre. Fillimisht ata protestuan para Ministrisë së Arsimit, pastaj tek Kryeministria, e sot edhe tek Parlamenti.

Ditën e martë në shenjë revolte (pasi skadoi afati për plotësimin e kërkesave të tyre) një grup studentësh bllokuan kryqëzimin e Zogut të Zi, ç’ka futi në kaos gjithë trafikun e Tiranës.

Të nesërmen ( e mërkurë) në të gjitha mediat doli lajmi se kanë nisur procedimet penale për 25 persona, mes tyre profesor Edmond Tupe dhe këngëtari Robert Aliaj. Lajmi pati një jehonë të madhe dhe shumë intelektualë, gazetarë e analistë u solidarizuan duke kërkuar që të mos ndiqen penalisht studente e pedagogë.

Theksojmë se lajmi i referohej komunikatës së brendshme të policisë që media kishte arritur ta sigurojë. Ndërsa zyrtarisht Policia e Shtetit deklaroi: ‘Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike’.

Ndërsa sot, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi deklaroi se lajmi në media është i pavertetë, dhe madje do të merren masa ndaj punonjësve të policisë që nuk e përgënjeshtruan gjatë ditës së djeshme.

‘Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit. Kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka’, tha Lleshi në foltoren e parlamentit.

Pra për protestën e studentëve dhe për bllokimin e Zogut të Zi për disa orë nuk ka asnjë person të proceduar! Ndërsa për protesten tek Astiri apo për çdo protestë tjetër që zhvillohet në vend furgonat e policisë mbushen plot me protestues të cilët ndiqen penalisht.

Ndaj dhe deklarata e ministrit bëhet e pabesueshme. Policia e Shtetit me gjasë ka nisur verifikimet, por pas reagime të shumta nuk ka dërguar materialet në prokurori, sigurisht me urdhër politik. Prokuroria e Tiranës gjithashtu e konfirmoi ‘fjalen’ e ministrit se nuk ka hetime, apo procedime per protesten e studenteve.

Komunikata e brendshme e Policisë që po qarkullon prej dy ditësh në media:

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :

Edmond Tupe, i datëlindjes 09.03.1947, banues në Tiranë, profesor i gjuhëve të huaja Frenge, Organizator.

Estela Adnan Nazarko, e datlindjes 15.12.1994, banuese në Tiranë, studente, Organizator.

Xhuljano Syrja Bregasi, i datëlindjes 06.07.1991, banues në Tiranë, student, Organizator.

Henri Ardian Fero, i datëlindjes 18.09.1995, banues në Tiranë, student, Organizator.

Andrea Pashk Gjini, i datëlindjes 15.02.1998, banues në Tiranë student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’.

Kristina Tonaj, e datëlindjes 10.10.1997, banuese në Shkodër, studente aktiviste i formacionit politik F.R.D. Organizator.

Gentian Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1984, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I, Organizator. Proceduar ne date 25.05.2015 per Njoftim te rreme.

Migen Bujar Qiraxhi, i datëlindjes 24.02.1987, banues në Tiranë, student Organizator.

Agron Behra Pepaj, i datëlindjes 16.07.1998, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’. Organizator.

Nebih Hasan Bushaj, i datëlindjes 10.05.1994, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’. Organizator.

Mirela Besjan Ruko, e datëlindjes 02.10.1993, Aktiviste e lëvizjes për Universitetin. Proceduar më datë 18.11.2016, sepse më datë 17.11.2016, ora 16:45, tek Piramida, gjatë një aktiviteti, ka goditur në kokë, me bidon pije energjike, Ministren e Arsimit Lindita Nikolli. Nenet 237 dhe 274 të K.P.

Robert Ali Aliaj, i datëlindjes 18.02.1960, banues në Tiranë, artist, këngëtar, Organizator.

Malbor Hafiz Duka, i datëlindjes 22.09.1996, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’. Organizator.

Redi Fredi Muci, i datëlindjes 18.11.1985, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’. Organizator.

Klodian Preng Leka, i datëlindjes 05.07.1992, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.

Erdi Fatmir Berxulli, i datëlindjes 10.06.1995, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.

Nerid Bilal Shehu, i datëlindjes 07.05.1992, student pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit. Organizator

Bislim Lakna, i datëlindjes 27.04.1993, nga Kosova, i cili është student pranë Fakultetit të Inxhinjeris se Ndërtimit. Organizator.

Bledar Nazif Hysa, i datëlindjes 19.06.1990, banues në Tiranë, student Arkitekture, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator por dhe ka qelluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Organizator.

Luan Esat Myrtaj, i datëlindjes 05.07.1970, banues në Tiranë, petagog Organizator.

Adriatik Lapaj, banues në Tiranë, avokat, pjesëmarrës në protestën e studentëve.

Altin Goxhaj, i datëlindjes 08.05.1970, banues në Tiranë aktivist i shoqërise civile i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’. Organizator.

Liri Hajri Kuci, e datëlindjes 14.06.1994, studente pranë Fakultetit të Inxhinjeris së Ndërtimit. E Proceduar me parë me datë 02.11.2015, për goditje për shkak të detyrës dhe goditje të punonjesit të policisë. Organizatore.

Klajdi Murat Bello, i datëlindjes 16.12.1985, banues në Tiranë, student i cili ka qënë një nga organiztorët për ti drejtuar drejt Kryeministrisë. Organizator.

Gaetano Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1994, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ‘Rilindja’, Organizator, sepse në orën 09:00, tek sheshi ‘Nënë Tereza’, në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, e më pas në rrugën e ‘Durrësit’, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Punohet per identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi ‘Rilindja’ pasi janë të fotografuar. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K.P. Nr.

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 21:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...