Llleshaj tund derën e Ministrisë së Brendshme

Premte, 14 December 2018 11:13

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar që Policia e Shtetit të heqë postblloqet nga rruga, si dhe të heqë policët rrugorë.

Por, në një kohë kur shqiptarët presin që Policia e Shtetit të jetë në lartësinë e duhur dhe të marrë hapa shumë të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe bandave, Lleshi na fakt e ka tjetërkund vëmendjen.

Në fakt është shumë qesharake urdhri i ministrit, ku kupton se policia kriminale është në nivele banale të profesionalizmit.

Kanë qenë postblloqet e policisë, që në shumë raste kanë vënë në pranga persona të ndryshme të rrezikshëm të cilët ishin në kërkim.

Po ashtu, kanë qenë postblloqet e policisë, të cilët duke qenë se janë të shumtë në numër, nuk komandohen të gjitha dhe shpeshherë kanë arrestuar njerëz të lidhur me qeverinë dhe krimin.

E ndërsa, Lleshi dëshiron që ti heqë fare. Le ta bëjë. Ai i di arsyet dhe motivet e këtij veprimi që nuk është aspak në kohën e duhur, përderisa nuk kemi një polici kriminale të aftë për të kapur kriminelët.

Lleshi nuk u ndal vetëm këtu, por ai po në këtë urdhër ka kërkuar që të hiqen edhe policët që rrinë në semaforë. Po si mund që një ministër të japë këtë urdhër, kur në Tiranë, nëse nuk ka polici rrugore ty të duhen 10 orë për të shkuar nga një cep i qytet në cepin tjetër.

Megjithatë, rezultatet e kësaj aventure do të duken shumë shpejtë. /55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...