Ditën e djeshme, 7.5 milionë lekë të reja nga 3 persona të maskuar, u vodhën në Shkozet të Durrësit. Policia ka arritur që ditën e sotme të arrestojë dy policë privatë, ku akuzohen për shpërdorin detyre, duke mos arritur të pengoni hajdutët.
Dy të arrestuarit i përkasin moshave 46 dhe 55 vjeç, të cilët mendohet se nuk kanë vepruar siç duhet gjatë momentin kur u grabit shuma e parave.
Tre personat që vodhën shumën i dolën përpara automjetit që po transportonte paratë, i prenë rrugën dhe arritën të vidhnin shumën prej 7.5 milionë lekësh të reja.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e 3 autorëve.