Duke qenë se ministri i Brendshëm sipas ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit” (neni 7) nuk ka kompetenca mbi policinë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ta mbushë këtë boshllëk me nisma të kota që i takojnë një vendimmarrjeje të niveleve të ulëta. Sipas njoftimit të MB-së, ministri paraqiti “ kërkesa të forta për ndryshim radikal të kontrollit të qarkullimit rrugor”, “ndalimin e praktikës së ashtuquajtur ‘postblloqe policore’ në akset e vendit, si dhe heqjen e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane”. Në nenin 7 të ligjit në fjalë ministri “harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit e të sigurisë publike” dhe “përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e Policisë së Shtetit”. semaforët nuk janë objekte të “drejtime strategjike”. Këtë çështje i takojnë një drejtorie qarku policie dhe jo një drejtuesi politik. Se po të jetë kështu atëherë, atëherë ministri duhet të bëjë edhe grafikët e shërbimit të rojës.