Mjeku Luan Dragusha, i cili la SHBA-në për Shqipërinë, dhe u arrestua gjoja me akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë nga e cila më vonë u lirua, largohet përfundimisht nga vendi.
Mjeku dje ka pasur ditën e tij të fundit të punës në spitalin e Shkodrës, ku ka realizuar qindra operacione të suksesshme në zemër e ka shpëtuar qindra jetë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Dragusha duke falënderuar shkodranët.
“Bëra më të mirën time”, shkruan doktori por qytetarët shprehen shumë të trishtuar e indinjuar për faktin që ai po largohet.
Pacientët janë njëherazi të shqetësuar për faktin që në Shkodër nuk e kanë një mjek zemre si Dragusha. “The End”, ka shkruar Dragusha në një pankartë, brenda sallës, duke realizuar me sukses operacionin e fundit.