Basha nga “Unaza e Re”: Këtu ka edhe një aferë, do e nxjerrim

Saturday, 15 December 2018 17:49

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe grupi i Partisë Demokratike kanë shkuar në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë me forcë projektin.

Ai iu bëri thirrej të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën e studentëve. Basha tregoi mes tjerash se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.

“Protestat nga më ato madhështoret tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi. Ka dy ditë që banorët e Unazës së Re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos t’i lëmë fëmijët tanë në doren e tij. Ftoj të gjithë qytetarët t’u bashkohen studentëve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.

Rama financon më shumë për luksin e vet, se sa investon për arsimin. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: Ti bashkohen masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që abanorët kanë çuar në Prokurori. PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin Ramës ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për t’i mbrojtur veprimet e tij, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen me garë të dyshimtë.

Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë”, tha Basha.

Login to post comments