Ambasada e SHBA lajmëron nxënësit e shkollave të mesme

Diel, 16 December 2018 09:16

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme, të cilët janë të interesuar për të shkuar në SHBA nëpërmjet një programi shkëmbimi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Amerikane shkruan se afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 është sot.

“Jeni nxënës në shkollë të mesme dhe të interesuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi shkëmbimi? Afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 në Shtetet e Bashkuara është nesër.

Dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Për aplikimin dhe më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2Al9OOE”, njofton ambasada.

 

Modifikuar më Diel, 16 December 2018 09:28
Login to post comments