Muka: Lektorja e Ekonomikut dhe drejtoresha e AKSHI me doktoraturë plagjiaturë

Diel, 16 December 2018 09:48

Na qeverisin të pashkollët, “Dr” me doktoratura të falsifikuara, etj. Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Mauka, vijon denoncimet për plagjiaturë të doktoraturës. Akuzat këtë herë drejtohen ndaj kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë e Informacionit, Mirlinda Karçanaj.  Muka, në një postim në Facebook, shprehet se doktoratura e drejtoreshës së AKSHI, njëkohësisht lektore në Fakultetin e Ekonomikut në UT, “është një kombinim copy-paste i pjesës teorike nga burime të ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash”.

“A mundet drejtoresha plagjiaturë e AKSHI të kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve të maturës dhe shtetit në Shqipëri?

Pak ditë më parë Kryeministri deklaroi që do t’i dixhitalizojmë doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe përbri mendimeve që kam shprehur pas deklaratës së tij, kuptova që institucioni përgjegjës për dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike është AKSHI.

Por si mundet ky insitucion, me në krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit të sigurojë cilësinë dhe eventualisht të kuptojë dhe parashtrojë saktë kërkesat funksionale të sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturën e vetë e ka komplet plagjiaturë? A mundet Znj. Karcanaj të garantojë sistemin dixhital për provimet e maturës dhe shtetit që të ofrojë meritokraci”, shkruan Muka.

Login to post comments