Dështon me protestën, jep dorëheqjen kreu i FRESSH, Eljo Hysko?

Diel, 16 December 2018 10:02

Në një kohë kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 12 të saj, thuhet se Eljo Hysko ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të FRESSH. Ky fakt është bërë i ditur nga vet Hysko, përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai theksoi se ky veprim vjen pas lajmeve që qarkulluan në media. Në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ai udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.  Por vetëm pak më vonë Hysko ka fshirë postimin e tij në ‘Facebook’, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Eljo Status
Modifikuar më Diel, 16 December 2018 10:12
Login to post comments