Protestë edhe në Konispol, banorët bllokojnë rrugën

Diel, 16 December 2018 10:07

Një tjetër protestë ka shpërthyer në jugun më të largët të Shqipërisë.  Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit janë hedhur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar rrugën.  Mësohet se protestuesit përveç rrugës kanë bllokuar edhe të gjitha pikat e grumbullimit, për shkak të çmimit sipas tyre të ulët të mandarinës.  Ata shprehen se mandarina po shitet me 30 lekë, që sipas tyre është e padrejtë.

Login to post comments