Presidenti Meta mes komunitetit arbëresh, vlerëson Joe DioGuardi-n

Diel, 16 December 2018 11:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon vizitën e tij në Itali, ku sot zhvilloi një tjetër takim me komunitetin arbëresh në shtetin fqinj.

Meta njoftoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci, të provincës së Avellinos.

 

Presidenti i vendit evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish kongresmenin e njohur për e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta në Facebook.

Modifikuar më Diel, 16 December 2018 13:18
Login to post comments