Sot protesta e madhe, ja plani i studentëve

Hënë, 17 December 2018 08:07

Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë mbarëkombëtare.

Sipas planit të bërë publik nga vetë studentët ata edhe sot do të vazhdojnë me bojkotin e mësimit.

Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.

Ora 08:00 -200 studentë nga Korça nisen drejt Tiranës

Nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t'i bashkangjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë. Gazetarja e Ora News, Ledjona Dervishi raporton se studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusa. Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime. Edhe një ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve të LRI, që t'i bashkohen protestës së sotme.

Njoftimi i studentëve për planin e protestës

 “Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare",  shkruhet në njoftimin për protestën e sotme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...