Studentja i kthehet Ramës: S’na thanë që do vinit ju në mbledhje, unë po iki, po na përçani

Tuesday, 18 December 2018 10:31

Këtë mëngjes të kësaj të marte, Edi Rama është takuar me studentët të Universitet Bujqësor, ndërsa po zhvillon një dialog me studentët për të folur për 8 pikat e shtruara nga studentët në këtë protestë.

Një studente e cila ishte në këtë mbledhje ka marrë fjalën, dhe pasi ka bërë pyetjen për rrethe e tarifës, më pas i ka thënë Ramës se Rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje, dhe se ata nuk e dinin që do të ishte ai prezent, ndërsa më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje sepse ai po mundohet t’i përçajë.

“Nuk na njoftoi njeri që do vinit ju sot në këtë mbledhje, unë po boraksit mbledhjen sepse ju po na përçani”, u shpreh ajo.

“Ku e pret përgjigjen, duke ikur?”, iu përgjigj Rama.

“Ma thoni ju përgjigjen dhe të iki pastaj”, ia ktheu studentja.

“Rektori po na gënjen se nuk na tha që do vini ju dhe do kishim mbledhje me ju “, tha ajo.

“Nuk ju ndryshojmë dot rregullat e mirësjelljes, nuk jeni të detyruar të riri nëse nuk doni të rrini”, tha Rama.

Login to post comments