Kukësi përfshihet nga dëbora, ja situata në akset kryesore

Tuesday, 18 December 2018 10:30

Kukësi është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të ulët, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Trashësia e dëborës në Kukës arrin 5 cm, në Krumë 7 cm dhe në Bajram Curr 10 cm.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës temperatura aktuale është -1 gradë celsius ndërsa temperatura minimale do arrijë -1.2 gradë celsius.

Ndërsa shpejtësia e erës është 10m/s V.

Si pasojë e temperaturave të ulta rrugët nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën efektin e temperaturave të ulëta, ndaj fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.

Ja situata në akset kryesore:

- Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma për heqjen e dëborës. Lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit arrin 12 cm. Gjatë aksit po hidhet edhe kripë njëkohësisht.

- Kolsh-Qafë Shllak e kalueshme normalisht, po punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm.

- Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht.Punojnë 3 borëpastruese dhe lartësia e borës 25 cm.

- Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punon 1 borëpastruese dhe 2 fadroma.

- Kukës-Krumë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese ndërsa lartësia e borës Qafë Tobli është 15 cm

- Krumë-Qafë Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Prushi 5 cm.

- Bajram Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës në Qafë Luzhë arrin 30 cm.

- Bajram Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës është 50 cm.

- Bajram Curri-Fierzë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës arrin 10 cm.

- Ura e Bujanit-Qafë Morinë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës në Qafë Morinë arrin 25 cm.

Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 38 mjete e 64 punëtorë.

Në akset rrugore bashkiake nuk paraqiten probleme dhe janë të qarkullueshme normalisht.

Furnizimi me energji është normal në gjithë Qarkun e Kukësit.

Login to post comments