Ambasadat rikonstruksione çdo vit, KLSH: Punohet pa eficencë, s’ka analizë kostosh

E mërkurë, 19 December 2018 14:26

Ambasadat shqiptarë kryejnë çdo vit investime dhe rikonstruksione por përdorimi I fondeve është cilësuar si pa eficencë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një auditim të zhvilluar pranë Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik janë marrë në analizë disa prej shpenzimeve që kanë bërë ambasadat shqiptare kryesisht për investime. Referuar dokumenteve është vënë re se rikonstruksionet janë bërë pa skica dhe projekte ndërkohë që nuk ka një analizë çmimesh për punët e bëra. KLSH ka vënë re copëzim të fondeve për investime duke rezultuar në eficencë të ulët të përdorimit të parasë.

“Gjatë programimit konstatohet copëzim të fondeve për investime dhe mirëmbajtje në objekte të veçanta, si: lyerje e objektit, riparime elektrike, riparime hidraulike, riparime kaldaje etj., për rrjedhojë nuk është arritur eficenca dhe efektiviteti i fondeve, pasi çdo vit parashikohen fonde për të njëjtat objekte” thuhet në raportin e auditimit.

I njëjti raport nënvizon se ambasadat e marra në anlizë janë ato të Republikës së Shqipërisë në Athinë, Stokholm, Bruksel dhe Romë dhe kur për punët e kryera nuk disponohen shënime teknike. Po kështu nuk ka raporte mbi kostot një mangësi që KLSH nënvizon se e has shpesh.

“Në hartimin e preventivit paraprak për punime investim- mirëmbajtjes në ambasadat e RSH, nuk janë zbatuar plotësisht kërkesat ligjore ,të parashikuara në manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre, apo klasifikimi dhe struktura e kostos së punimeve të ndërtimit, pasi mungojnë analizat teknike e strukturës së kostos së punimeve të ndërtimit, mangësi kjo e konstatuar vazhdimisht nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por e pa korrigjuar plotësisht, edhe pse vërehet një situatë e përmirësuar nga ana e përgatitjes së dosjes dhe dokumentacionit plotësues të investimit” vlerëson KLSH.

Një tjetër element që KLSH ka marrë në vlerësim për Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik është ajo e qiradhënies së ambienteve brenda dhe jashtë vendit. Tarifat e vendosura nga grupi që miraton këto vendime sipas KLSH nuk janë të bazuara mbi çmimet e tregut dhe nuk ka një analizë të detajuar për këtë aspekt.

“Nga auditimi rezultoi se gjatë vitit 2017 nga DSHTD janë dhënë me qira 85 objekte dhe janë përfituar prej tyre, të ardhura nga qiraja në vlerën total 161,099,709 lekë, ndërsa për periudhën deri më 30.06.2018 janë dhënë me qira 43 objekte dhe janë përfituar prej tyre të ardhura në vlerën total 88,553,522 lekë. Nga grupi i punës për vendosjen e tarifave të dhënies me qira të pasurisë, ndërtesa, truall i lirë, truall i lirë funksional, në administrim të DSHTD-së, vënë në dispozicion për subjektet vendase dhe të huaj, nuk rezulton të jetë kryer një studim i plotë bazuar në testimin e tregut dhe çmimet zyrtare të referencës së përcaktuar në VKM përkatëse me qëllim përmirësimin e të ardhurave të shoqërisë” nënvizon raporti i auditimit.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...