Para parlamentit, studentët dhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqiptaria

E Enjte, 20 December 2018 09:42

Protestës së studentëve që do të zhvillohet sot përpara Kuvendit priten t’i bashkohen qytetarë nga i gjithë vendi. Vetëm nga Shkodra mësohet se janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe makina private.

Në total nga ky qytet pritet që të nisen 1 mijë persona, ndërsa kreu demokrat Xhevdet Amuli është shprehur: Jemi pranë studentëve kundër kësaj qeverie. Ka shumë arsye për të cilat ne protestojme sot, si largimi i rinise taksa të larta, shumë familje në varfëri ekstreme, kjo proteste është e domosdoshme për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës.

Nisje të qytetarëve do të ketë sot dhe nga Lezha, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe qytete të tjera të vendit. Edhe nga Gjirokastra dhe Kukësi janë nisur prej orëve të para të mëngjesit nga 250 protestues.

Protesta e studentëve pritet që të rikthejë sot në Kuvend dhe deputetët e opozitës, një pjesë e të cilëve do të jenë në sallë, dhe pjesa tjetër pritet që të qëndrojë me studentët.

Protesta e studentëve vijon tashmë prej më shumë se dy javësh, ku shumica e tyre kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, i cili publikoi dje dhe ‘’paktin për universitetin”, që nënkupton plotësimin e disa prej pikave që kërkojnë studentët por jo realizmin e 8 pikave që ata këmbëngulin të realizohen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...