Nga Kanadaja në Tiranë për protestën, studentja: Fluturova nga Prishtina, 2 herë më lirë

E Enjte, 20 December 2018 22:30

Florida Doçi, Doktorante në Kanada, fluturoi nga Kanadaja në Tiranë vetëm për t'iu bashkuar protestës studentore.

E ftuar në Ora News, ajo tregoi se fluturimin e kreu nga Prishtina.

Doçi: Erdha për të mbështetur protestën këtu. Mu desh të fluturoja nga Prishtina sepse çmimi i biletave në Shqipëri ishte dyfishi që ishte në Prishtinë.

Ajo thotë se ligji i arsimit të lartë është një hap mbrapa sa i takon zhvillimit të arsimit në vendin tonë.

Doçi: Ligji i arsimit të lartë dhe çdo reformë arsimore është mjaft komplekse.Duhet bërë një reformë rrënjësore nuk duhet të huazojmë nga vendet e huaja.Protesta e studentëve ishte një shuplakë kundrejt arrogancës së politikanëve dhe lidervë të këtij vendi deri tani që kanë mundur të bëjnë ato që kanë bërë për shkak se nuk ka pasur zëra të fuqishëm. Shpresa është aty, frika nuk është aty. Do të vazhdojë derisa ndryshimi të vijë.

Dy javë përpjekje të Ramës për dialog me studentët kanë dështuar me sukses dhe Doçi arsyen e gjen tek arroganca e Kryeministrit.

Doçi: Ky brez ka treguar se përballë arrogancës nuk trembet.Nuk mund të detyrosh dialogun, dialogu është dypalësh. Studentët kanë bërë këto kërkesa, është radha e qeverisë ti përmbushë ato. Taksat e Universitetit dhe tarifat janë standarde kudo, ata që studiojnë më shumë apo më pak marrin ndihma të ndryshme në formën e bursave apo ndihmave sociale.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 22:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...