Pedagogu Erion Kristo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, theksoi se kryeministri Rama nuk heq dot dorë kollaj nga qëndrimet e tij.
Kristo: Që Rama ka filluar konsultimet me shumë personazhe dhe deri me studentët kjo është e dukshme. Çështja është që ai nuk heq dot dorë nga lëkura e vet. Pra është ajo shprehja, ujku qimen e ndërron por zakonin e se harron. Sa herë është në debat, Rama nuk e loz dot rolin e personit që ka shkuar për të dëgjuar. Rama ka një lloj kompleksi pedagogjik në vetvete. Është një shprehje, pushteti të korrupton dhe pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Komunikimi i tij nuk është joshës. Nuk ngjall besim. Ai nxorri përjashta.
Zheji: Overdoza e pranisë në ekran. Ai nuk kontrollon dot veten sa herë dot në ditë dhe në javë.