Shpërthen pedagogia Kuçana: Rama po luan me studentët ping pong

E Enjte, 20 December 2018 21:56

Pedagogia Iliriana Kuçana e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se askush nuk mban përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në arsimin e lartë.

Kuçana: Kryeministri i vendit tonë njihen për pjesën e të luajturit ping-pong, por me studentët nuk loz dot më. Si nisi problemi? Si erdhi këtu? Dua ta nis duke e quajtur lëngata e universitetit të Tiranës. Kryeministri del dhe na thotë që do të shkarkojnë bordet e administrimit. Heq ca hajdutë dhe sjell ca hajdut. Studentët janë kaq inteligjent sa të kuptojnë këtë. Ky ligj u bë gabim. Për çfarë e kemi zgjedhur kryeministrin e vendit, për të bërë politikat e vendit apo për t'i bërë ne? Ndihem e fyer nga kjo situatë sepse askush nuk mban përgjegjësi.

Login to post comments