Vasili: Jemi përpara një skandali

Premte, 21 December 2018 11:18

Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke folur gjatë ditës së sotme në Parlament ështës shprehur se “do qëndroj vetëm në një pikë shumë shkurt, në mënyrë që të dimë përfundimisht, jemi në një Parlament normal apo po them një Parlament, i cili është shpartalluar, është degraduar, është degjeneruar nga procedurat”.

“Meqenëse folët qëparë për proceduarat, ky është vendimi për rrëzimin e Dekretit të Presidentit për Tatimin mbi të Ardhurat. Mbledhje për këtë dekret e Komisionit është bërë në 7 të darkës. Votimi është bërë në 10 të darkës. Më thoni ju që jeni deputetë të rinj e të vjetër, ka ndodhur që të futet një akt brenda tre orëve nga një komision në sallë?”

“Kjo është një faqe e zezë për këtë Parlament”, tha drejtuesi i lartë i LSI.  “Nëqoftëse ka ndonjë gram integritet ky Parlament, ndërtoni procedurën e anullimit të të gjithë kësaj procedure, të hetohet deri në fund mënyra e veprimit, edhe protokollimi në 8 të darkës i kërkesës, sepse vetëm në 8 të darkës mund të protokollohet kërkesa e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, se në 7 ka mbaruar mbledhja që në 8 të darkës protokollohet në protokollin e Kuvendit. Dhe në të gjitha këto pikëpamje jemi përpara një skandali, të cilin unë nuk kuptoj dot më”.

“Ju jeni shumë rigoroz, edhe mirë bëni edhe për sekondat e të folurit, por këto shkelje procedurale janë nga më të ndyrat që mund të jenë parë. Mund të përmbahet historia për ta hedhur poshtë një dekret, mund ti mbajë kjo histori për ato para që duan tju falin atyre që ja u kanë ndarë ti bëjnë bashkë, ju pret puna dhe një javë, s’ka ndonjë problem, por nuk ka përse ti shpartallojmë procedurat në këtë mënyrë. Dhe unë do t’ju kërkoja të ndalni në këtë moment dhe të sqaroni këtë çështje dhe cilët janë përgjegjësit që kanë marrë përsipër të bëjnë një skandal të këtyre përmasave” tha Vasili.

Login to post comments