Ja ku është paga më e lartë minimale

Premte, 21 December 2018 14:47

Ku duhet të zhvendosen punëtorët që të përfitojnë pagën më të mirë minimale? Sipas të dhënave të institutit gjerman Socialwissenschatfliches (WSI), që krahason pagat në vende të ndryshme në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, përgjigja është Australia apo Luksemburgu.

Norma për orë në Australi është ekuivalente me 9.47 euro, thuajse 6 herë më e madhe se e Rusisë, që arrin në 1.64 euro, matur në bazë të paritetit të fuqisë blerëse. Shtetet europiane kryesuan 5-shen kryesore, ndërsa Brazili, Greqia dhe Argjentina ishin vendet me pagën më të ulët minimale.

Në hartën e Europës, Shqipëria renditet nga fundi me 1.03 euro për orë, poshtë Greqisë, që arrin në 3.39 euro. Mbështetja e punëtorëve me pagë të ulët përbën një objektiv kryesore për qeveritë në të gjithë botën, ndërkohë që kriza financiare ka përkeqësuar pabarazinë në shumë vende. Ndërkohë që paga minimale ofron një rrugë jashtë varfërisë, ka shumë debate politike në lidhje me këtë.

Së fundmi, Spanja bëri të ditur se paga minimale do të rritet me 22% në vitin 2019, që është rritja më e madhe vjetore në 40 vite. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të rrisë kufirin gjithashtu. Ata në favor të rritjes thonë se bizneset kanë përgjegjësi që të paguajnë punëtorët mjaftueshëm, ndërsa personat kundër argumentojnë se rritja e pagës minimale do rrezikojë vendet e punës dhe dëmtojë sipërmarrjen.

Studimet akademike kanë qenë të ndryshme, duke vënë në dyshim parimet që rritja e pagës minimale ul vendet e punës dhe orët e ofruara për punëdhënësit, por kanë vlerësuar gjithashtu dëmin drejt bizneseve të vogla dhe ndikimin në rritjen e çmimeve. Shumë prej punëtorëve që bien në këtë kategori punojnë në sektorin e shërbimeve, ku është e lehtë që të kalohet rritja e pagës te konsumatorët nëpërmjet rritjes së çmimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...