Policat kufitare, kujdes, ofrohen vetëm në pikat doganore në Shqipëri

Premte, 21 December 2018 14:52

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pikat e autorizura dhe nga agjentë të licencuar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar një listë me këshilla për qytetarët lidhur me policat kufitare.

Sipas AMF-së, ata mund të pajisen me policat kufitare nga agjentët e shoqërive të sigurimit të cilët gjenden në çdo pikë doganore në Shqipëri. Agjentët janë të miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit pikërisht për shitjen e policave kufitare.

Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.

Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë:

Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).

Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.

Raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, ëëë.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671.

Ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare, i fton ata të kontaktojnë autoritetin për çdo problem që mund të ndeshin përmes adresës elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose duke shkruar në inbox-in e faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...