Çokollata zvicerane certifikohet si “hallall”, ndez polemika

Premte, 21 December 2018 14:54

Disa konsumatorë në Zvicër dhe jashtë vendit kanë vënë në pikëpyetje etiketimin si “hallall” në shufrat e çokollatës së njohur Toblerone.

Megjithëse u certifikua si hallall në prill, vetëm këtë javë filloi një stuhi e vogël në media sociale – me disa njerëz që thërrisnin bojkotin e çokollatës së prodhuar nga Mondelez në Bernë.

Receta Toblerone nuk ka ndryshuar, por certifikimi relativisht i ri hallall e lehtëson eksportin e saj.

Tabloidi zviceranë Blickexternal shkroi një artikull “Toblerone tani është hallall”. Media të tjera gjithashtu morën artikullin, dhe më pas vërshuar shumë komente në rrjetet sociale, shkruan sëissinfo.ch.

Një zëdhënës federal për partinë Alternativa për Gjermaninë, shkroi në Facebook: “Nuk ka islamizim – jo në Gjermani e as në Evropë. Prandaj është sigurisht një rastësi e pastër që varieteti i njohur i çokollatës tani është certifikuar si ‘hallall’. 

Login to post comments