Në protestë për pronën para bashkisë, banorët e Bregut të Lumit ultimatum Veliajt

Premte, 21 December 2018 17:21

Pas protestës së zhvilluar sot para dyerve të bashkisë së Tiranës, banorët e Bregut të Lumit, kanë zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Punëve Publike.

Banorët do të sqarohen për procedurën e shpronësimit, pasi banesat e tyre do të shemben në kuadër të zgjerimit të lumit Lanë.

Ndërkohë pas takimit banorëve u është thënë se do të marrin përgjigje me datë 10 Janar. Këto të fundit janë shprehur se nëse nuk kanë një zgjidhje për dëmshpërblimin e pronave do të futen në bashki me dhunë.

Në një prononcim për Fax Neës, ditën e sotme banorët e Bregut të Lumit u shprehën se INUK ka sjellë lajmërim ,që brenda 7 ditësh të lirojnë banesat sepse të mërkurën do vijnë fadromat.

Nëse nuk i lirojne banesat, atyre u është thënë se do kenë 5 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.

Login to post comments