Kryetari Basha dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë
Banorët e “Astirit” kanë dalë për të 50-tën ditë radhizi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Ata ashtu siç kanë bërë prej 50 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.
Banorët sfidojnë Kryeministrin që të shkojë tek ata për të biseduar, ndërsa në kor thonë: “Hajde po ta mbajti!”, “Qeveri e krimit”, “Qeveri hajdute” etj..
Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm.