Krishtlindja vjen me dyfishim page – Kompania e njohur paguan "gabimisht" punonjësit

Hënë, 24 December 2018 14:12

Kompania sigurimit AXA në Zvicër ka paguar 4,300 punonjës gabimisht duke iu dyfishuar pagat e tyre normale të dhjetorit.

Gjithçka ndodhi në një surprizë të Krishtlindjes, duke lumturuar kështu punonjësit, lumturi e cila u rrëzua shpejt kur ata mësuan se nuk do t’u lejohej ti mbanin paratë shtesë.

Gabimi, i raportuar në të përditshmen zvicerane Tages-Anzeiger dhe konfirmuar nga vetë kompania rezultoi nga një gabim që ndodhi midis AXA dhe bankës. Punonjësit mund t’i kthejnë paratë ose t’i marrin ato si një paradhënie për pagesat e janarit.

AXA nuk ka thënë menjëherë se sa para u paguan gabimisht, por bazuar në pagën mesatare zvicerane prej rreth 85,000 frangash zvicerane në vit, gabimi mund të ketë arritur në mbi 30 milionë franga zvicerane (30 milionë dollarë) në pagesa të tepërta.

“Ka gjëra më të këqija” – tha një zëdhënës i AXA për Tages-Anzeiger. “Kryesorja është se të gjithë punonjësit morën pagën e tyre të dhjetorit para Krishtlindjeve.”

Login to post comments